Të dielën votojnë edhe të izoluarit me COVID-19
Të infektuarit me COVID-19 në Podujevë, nuk do të mbesin pa votuar për kryetar të komunës, të dielën, edhe nëse janë të izoluar.
Atyre do t’u ofrohet mundësia ta bëjnë këtë, nga shtëpia. Krejt kjo bëhet falë ekipeve mobile të KQZ-së, që do të shkojnë te secili i izoluar, njofton Klan Kosova.
Pos për vete, nga Komisioni Qendror do të kujdesen që edhe këta votues të veçantë të respektojnë masat antikovid.
Ekipet e këtilla mobile do të kenë punë me rreth 3 mijë persona në Komunën e Podujevës.
Përveç Podujevës, KQZ do t’ua ofrojë këtë mundësi edhe votuesve në Mitrovicën e veriut, ku, po ashtu të dielën zgjidhet kryetari i ri.
Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, u ka bërë thirrje të gjithë kandidatëve për kryetar, por edhe organizatorëve e qytetarëve të respektojnë në maksimum masat antikovid gjatë gjithë procesit të votimit.