Taynes i dështon photoshopi, shihni se çfarë i bëri belit në foto
Duket se Taynës nuk po i mjaftojnë format e saj.
Reperja duket se po ndërhyn edhe në fotografitë e saj në bikini, që së fundi i ka shpeshtuar.
Ajo po shfaqet çdo herë e më shumë në poza provokuese, në të cilat edhe tregon linjat e trupit.
Megjithatë, duket se thyerjet dhe zhveshja nuk po i mjafton reperes, e cila në bazë të ndërhyrjes në foto duket se nuk është plotësisht e kënaqur me trupin e saj.
Në foton më të fundit të postuar, shihet mjaft qartë se ajo ka ndërhyrë tek pjesa e belit, për ta bërë edhe më të ngushtë.
E kjo vërehet tek pllakat e pishinës, të cilat tek pjesa e belit janë më të shtrembëta dhe jo në vijë të drejtë siç janë në pjesën e djathtë të këngëtares.