Tayna tregon arsyen pse nuk mund të rri e veshur
Reperja e njohur, Tayna së fundi ka udhëtuar drejt Los Anxhelosit për disa ditë pushim, pas një periudhe të stërngarkuar.
Bukuroshja prizrenase, e cila herë pas here provokon me imazhe të ndryshme, së fundi ka provokuar me anë të një statusi.
“Jam krejt natyrale, dhe ohh jam poashtu alergjike në rroba”, ka shkruar rep-artistja.
E nëse hedhim një sy në postimet e saj, kjo gjë mund edhe të jetë e vërtetë, pasi Tayna në shumciën e imazheve duket se i “urren” rrobat.
Ndryshe, së fundi reperja publikoj bashkëpunimin me reperin, Mozzik “Edhe ti” që po thyen rekorde klikimesh, ende pa u bërë 24 orë, kënga mblodhi mbi 2 milionë shikime në kanalin “Youtube”.