Tayna i bën një premtim fansave publikisht
Tayna është kthyer në një nga reperet më të famshme dhe të paguara në Shqipëri. Prezantimin me publikun për herë të parë e ka pasur me këngën e titulluar “Columbiana”, një bashkëpunim me reperin Don Phenom, e cila u kthye shumë shpejt në një hit.
Çdo këngë që ka nxjerrë është pëlqyer nga publiku dhe është kthyer në hit. Reperia gjatë këtyre dy viteve përveç projekteve të shumta që ka nxjerrë, ajo ka qenë mjaft aktive edhe me koncerte si brenda dhe jashtë vendit.
Për sukeset e arritura deri tani, përmes një postimi në “Instastory”, Tayna ka falenderuar fansat e saj për mbështetjen që i kanë dhënë që në fillim të karrierës dhe në vazhdim dhe i premton se do vazhdojë t’i argëtojë me projektet e saj.
“U bënë 2 vite karrierë! Prej atëherë jam rrit çdo këngë e më shumë e po më duket që jam që 20 vite këtu! E për këtë ju jam falenderuese juve krejtve që vazhdoni m’i dëgju këngët e mia, e unë kam me vazhdu me ju argëtu!”, ka shkruar reperja.