Tasholli: S’po dijnë me e menaxhu vaksinimin e po ta menaxhojnë bashkimin kombëtar
Filozofi kosovar dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Ismail Tasholli, ka reaguar për procesin e vaksinimit në Kosovë, meqë sot gjatë ditës është krijuar tollovi e madhe përpara “1 Tetorit” nga qytetarët e shumtë që po prisnin për vaksinim.
Tasholli ka pyetur se si mundet një parti të premtojë bashkim kombëtar me Shqipërinë kur sipas tij nuk dinë të menaxhojnë as procesin e vaksinimit.
“Qysh mundet një parti me e “premtu” bashkimin kombëtar kur nuk po di të menaxhojë vaksinimin…, e po ta menaxhon bashkimin”, ka shkruar Tasholli.