Tasholli: Kurti u dorëzua, përdori Veliun për tërheqje taktike
Analisti, Ismail Tasholli ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti u dorëzua, u vetëdorëheq dhe dha dorëheqje.
Tasholli po thotë se Kurti përdori si pretekst dhe tërheqje taktike Agim Veliun, vetëm për të dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit.
Ai po thotë se Kurti dështoi përballë presioneve dhe kërkesave të SHBA’së që ta heq taksën, të vazhdon dialogun me Serbinë për marrëveshje dhe nuk ishte të menaxhonte situatën me koronavirusin.
Postimi i plotë:
Kryeministri Kurti ishte përballë presionit dhe kërkesave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që ta heqë taksën. Që pastaj të shkohet në dialog me Serbinë për marrëveshjen përfundimtare. Nuk ishte i gatshëm të përballet me këto sfida, e as me menaxhimin e situatës së krijuar nga pandemia e coronavirusit, prandaj zgjodhi Agim Veliun si pretekst për tërheqje taktike. Shkurt, Albin Kurti u dorëzua, u vetëdorëheq, dha dorëheqje.
Po fryn një erë interesante./FaktePlus