Tani mund të luani Doom legjendar në teletekst
Nëse mendonit se nuk kishte një pjesë të harduerit në të cilin dikush nuk mund të luante legjendarin FPS Doom, e keni gabuar. Një entuziast tani ka arritur ta vërë në punë me ndihmën e një televizori të vjetër CRT.
Teleteksti, një standard për shfaqjen e tekstit dhe grafikëve rudimentare në ekranet televizive, u krijua qysh në vitin 1970. Megjithëse funksionet janë marrë prej kohësh nga shërbimet e internetit, ai është ende në përdorim në shumë vende. Famën e mori në vitet 80-90 të shekullit të kaluar, kur shërbente për të dhënë informacion në kohë reale dhe me funksione ndërvepruese mund të “luante” edhe disa lojëra elementare dhe grafike jo tepër kërkuese.
Nga ana tjetër, Doom është një lojë FPS e krijuar në vitin 1993, pikërisht në kohën e popullaritetit të madh të teletekstit. Por vetëm tani, 30 vjet më vonë, dikush mendoi të kombinonte të dyja dhe – të luante Doom në një mjedis grafik teleteksti. Për të bërë përshtypjen edhe më të mirë dhe plotësisht retro, loja u bë në një televizor të vogël të vjetër CRT, dhe kjo – çuditërisht – me ndihmën e një telekomande si kontrollues.
Autori i këtij kombinimi të pazakontë është një përdorues i YouTube me pseudonimin lukneu, të cilit ky është eksperimenti i parë i shfaqur në atë platformë, ndaj nuk kemi asnjë informacion shtesë për të.
Por, për Doom në teletekstin, për fat, ne kemi pak detaje teknike. Autori shkruan se këtu video-loja nuk është “duke funksionuar” në vetë pajisjen televizive ose brenda ndërfaqes së teletekstit, pasi ky standard është përshtatur vetëm për rrjedhën e të dhënave në një drejtim – dmth vetëm për shfaqjen e përmbajtjes së marrë, në rezolucion prej 25 rreshtash me 40 karaktere secila.