“Tango” në Teatrin Dodona
Me tekst të Albana Muja dhe regji të Ekrem Sopit është duke u përgatitur shfaqja “Tango”, e cila së shpejti do të vjen me premierë, shkruan FaktePlus.
Në këtë shfaqje që nuk ka një kastë të madhe të aktorëve por që përbëhet vetëm prej Anisa Ismajlit e Rabije Kryeziut, Teatri “Dodona”, tashmë edhe ka rezervuar datën e premierës.
Kjo shfaqje me premierë do të vjen më 21 maj, për të vazhduar më pas me repriza të tjera.
Regjisori i kësaj shfaqje ka thënë shkurt për FaktePlus, se kjo shfaqje tregon për trajtimin në shoqëri që iu bëhet grave të persekutuara gjatë luftës.
“Tema e kësaj shfaqje trajton temën e grave të persekuatuara gjatë luftës. Aktoret luajnë rolet kryesore si të burgosura si dhe trajtimi që iu bëhet atyre me pas”, ka thënë Regjisori Sopi.
Ai beson se kjo shfaqje do të pritet mirë nga shikuesit, par faktin që trajton një nga temat më të ndjeshme që ekzistojnë momentalisht në shoqërinë kosovare. /FaktePlus