Talibanët shpallin Qeverinë e re të Afganistanit
Talebanët shpallin qeverinë e përkohshme në Afganistan, e cila do të udhëhiqet nga një prej themeluesve të tyre dhe me një militant të kërkuar nga FBI si ministër i brendshëm.
Qeveria do të udhëhiqet nga Mullah Mohammad Hassan Akhund, me bashkë-themeluesin e talebanëve Mullah Abdul Ghani Baradar si zëvendës, tha një zëdhënës për gazetarët.
“Ne e dimë që njerëzit e vendit tonë kanë pritur për një qeveri të re“, shtoi zëdhënësi Zabihullah Mujahid.
Talebanët morën nën kontroll pjesën më të madhe të vendit më shumë se tre javë më parë.
Njoftimi i kabinetit në detyrë është një hap kyç në formimin e një qeverie talebane.
Sarajuddin Haqqani, ministri i ri i brendshëm i detyrës, është kreu i grupit militant të njohur si rrjeti Haqqani të cilët janë të lidhur me talebanët dhe kanë qenë pas disa prej sulmeve më vdekjeprurëse në luftën dy dekadëshe të vendit.
Emërimet e tjera përfshijnë Mullah Yaqoob si ushtrues detyre i ministrit të mbrojtjes, Amir Khan Muttaqi si ministër i jashtëm në detyrë dhe Mullah Abdul Salam Hanafi si zëvendës i dytë.
.