Talenti shqiptar nga Tuzi, vendos të luajë për Kosovën
Futbollisti shqiptar nga Tuzi Ibrahim Dresheviq ka zgjedhur që të përfaqësoi Kosovën
Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë dy ndeshjet e radhës për kualikueset e “Euro 2020”, ndaj Malit të Zi më 7 qershor në Podgoricë, si dhe ndaj Bullgarisë më 10 qershor në Sofje.
Trajneri i Kosovës , Bernard Challandes publikoi listën e futbollistëve të grumbulluar për këto dy ndeshje, ku nuk mungojnë risitë.
Një nga risitë është edhe futbollisti nga Tuzi Ibrahim Dresheviq (Dreshaj) i cili ka zgjedhur të përfaqësoi Kosovën.
Dresheviq aktualisht luan te Heerenveen në Holandë në pozitën e qendrëmbrojtësit.
Dresheviq është futbollisti i dytë shqiptarë nga Mali i Zi që zgjedhë Kosovën, pas portierit të Man City, Arijanet Muriq nga Rozhaja.