Taksa në Rrugën e Kombit nuk është hequr, ky është denoncimi që bën këngëtari nga Kosova
Mos largimi i taksës rrugore që duhet paguar për të hyrë në Shqipëri, edhe në kohën pas tërmetit nxiti reagime të shumta. Pas reagimeve të shumta, pas ndihmës së madhe që po bëhet nga Kosova për shqiptarët e Shqipërisë u vendos që ajo të hiqet për të gjitha automjetet që hyjnë në Shqipëri e bartin në vete ndihma për të prekurit nga tërmeti.
Mirëpo këtë po e demanton një këngëtar me famë nga Kosova.
Është ky këngëtari Genc Prelvukaj i cili ka thënë se po paguhet dhe në hyrje dhe në dalje të Shqipërisë taksa rrugore. Ai madje ka përmendur në formë ironike donacionin 1.5 milionë eurosh të biznesmenit Shefqet Kastrati, për të cilin ka thënë se mblidhet duke plaçkitur qytetarët.
Ky është postimi i plotë i tij në Faebook:
Ndersa po flisnim….
Taksa rrugore nuk eshte larguar as ne kete gjendje.
Ka me dhjetera makina te mbushura plot, me targa te Shqiperise, qe ikin drejt Kosoves dhe duhet te paguajne. Imagjinoni : ne ikje e siper.
Kjo eshte ndihma qe ju jep shteti.
Ky eshte donacioni 1.5 Milione qe normalisht mblidhet duke u plackitur qytetari.
Mos te flasim per pagesen e automjeteve me targa te Kosoves qe kane sjellur ndihma ne Shqiperi dhe detyrohen te paguajne per miresine e tyre.