Taksa ndaj mallrave serbe rriti çmimet në Kosovë
Këtë vit, Kosova pritet të ketë rritje ekonomike, por jo mjaftueshëm sa për të ulur nivelin e papunësisë, thotë Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai foli për faktorët që nuk po lejojnë Kosovën të ketë rritje më të lartë sesa 4 për qind.
Problem tjetër për ekonominë e Kosovës është disbalanca midis importit dhe eksportit.
Guvernatori i BQK-së foli edhe për ndikimin që ka në ekonominë e Kosovës tarifa 100 për qind ndaj mallrave serbe, e cila siç thotë ai, ndikoi në rritje të inflacionit.