Takohen Mustafa, Haradinaj dhe Limaj – diskutojnë për koalicionin dhe çështjen e Presidentit
Para pak minutash ka nisur takimi në mes të partnerëve të koalicionit qeveritar, LDK-së, AAK dhe Nismës.
Takimi në mes të Isa Mustafës, Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt është duke u zhvilluar në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, konkretisht në zyrat e grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Tema kryesore e këtij takimi është çështja e funksionimit të koalicionit si dhe ajo e çështjes së Presidentit.
Presidentit Hashim Thaçi do t’i përfundojë mandati në prill të vitit 2021 dhe për këtë post Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës insiston se kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj duhet të jetë president i ardhshëm i vendit.
Në disa media tashmë janë publikuar pamje ku shihet kreu i LDK-së duke u futur në hapsirat e Kuvendit.
Ky takim vjen një ditë pasi kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është takuar në njërin nga restorantet e Prishtinës me presidentin Hashim Thaçi dhe kreun e PDK-së, Kadri Veselin.