Takohen Haradinaj e Meta, diskutojnë për tema kombëtare
Kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, është takuar me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka shkruar se, është kënaqësi që me presidentin Meta të diskutojnë për temat e rëndësishme të interesit kombëtar.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Takim miqësor me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.
Është gjithmonë kënaqësi të diskutojmë bashkë për temat e rëndësishme të interesit kombëtar.