Takimi te Osmani, Donfried mesazhe për dialogun me Serbinë dhe sundimin e ligjit
Ndihmës Sekretarja për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Karen Donfried, ka thënë disa fjalë për media pas përfundimit të takimit me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Donfried filloi fjalimin e saj duke kujtuar rolin që Madeliene Albright kishte në Kosovë, duke thënë se përkundër që nuk mund të marrë pjesë në funeralin e saj për shkak të vizitave që ka në Ballkanin Perëndimor, ajo është e gëzuar që përfaqësues kosovar do të jenë të pranishëm.
Ajo shtoi tutje se ishte shumë e kënaqur me atë që ka parë në Kosovë.
“Teksa po ateronim kisha mundësinë të shihja nga lartë pamjen e shtetit tuaj të bukur dhe vibrant”, tha ajo.
Donfried tha po ashtu disa fjalë për dialogun me Serbinë dhe punët e qeverisë. Ajo shtoi se SHBA është e përkushtuar që dialogu të përfundojë me njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve. Ajo tha se Kosova duhet të vazhdojë reformat e saj të brendshme dhe të sigurohet për sundim të ligjit në territorin e saj.
Tutje Donfried lavdëroi Kosovën për rolin e saj në strehimin e afganëve, duke thënë se përkundër kujtimeve të këqija që mund të ketë ngjallur lufta, Kosova tregoi lidership në skenën ndërkombëtare.
“E dimë që lufta në Ukrainë në shumë raste ka hapur kujtime të vjetra. Lidershipi empatik dhe humanitar kosovar që ka treguar Kosova përkundër kësaj trauma të rilindur është për tu mbatjur mend. Kohë pas kohe Kosova ka treguar se kur njerëzit janë në nevojë dyert e saj janë të hapura. Ju falenderojmë për ofertën tuaj bujare për të pranuar afganët në Kosovë. Deri më tani 600 afganë kanë lënë kampin e Bondstilit dhe kanë filluar jetën e re në Amerikë. Ora 600 jetë do të fillojë një kapitull të ri në jetën e tyre falë Kosovës. Ju falënderojme edhe për pritjen e gazetarëve ukrainas në këto kohë të vështira. Dua të ju siguroj se përkrahja e SHBA-së do të vazhdojë të jetë e fortë”, tha ajo.
Tutje ajo foli për sigurinë në Kosovë, ku u kujdes të përmend se misioni i KFOR-it është manifestim i përkushtimit që ka Amerika për sigurinë në shtetin e Kosovës.
“KFOR-i, alokimi më i madh i NATO është manifestimi i përkushtimit tonë të vazhdueshëm për stabilitetin dhe sigurinë e Kosovës”, tha ajo në fjalimin e saj.
“SHBA është krenare që ta quaj Kosovën partnere të saj”, përfundoi ajo.