Takimi në Shtëpinë e Bardhë, Grenelli tregon çka e pret Kosovën dhe Serbinë
I dërguari Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për negociatat mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell ka dhënë detaje për takimin që do të zhvillohet në Uashington mes delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë, më 27 qershor.
Grenell ka thënë se takimi në fjalë hap derën për zhvillim të ri ekonomik dhe investime.
“Kjo mundësi e Shtëpisë së Bardhë hap derën e një zhvillimi të ri ekonomik dhe investimeve. ShBA shpreson që liderët në Kosovë dhe Serbi do ta shfrytëzojnë këtë mundësi për t’u rikthyer në dialog dhe për të filluar një epokë të re të stabilitetit dhe prosperitetit. Njerëzit e këtij rajoni nuk meritojnë asgjë më pak”, ka thënë Grenell në një deklaratë, përcjell FaktePlus.