Takimi mes Mustafës e Ahmetit shtyhet për javën tjetër
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dhe ai i PSD-së, Shpend Ahmeti kishin planifikuar të takoheshin nesër.
Por, ky takim është shtyrë dhe do të mbahet javën e ardhshme, njofton Klan Kosova.
Këtë e ka konfirmuar në Info Magazine anëtari i Kryesisë së PSD-së, Belgzim Kamberi.
“Mustafa dhe Ahmeti kanë pasur të takohen nesër. Mustafa e ka shtyrë takimin për arsye private familjare”.
“Ka një reflektim për ta bashkuar opozitën. Mustafa ka reflektuar dhe ka ftuar edhe PSD-në. Ka një vjet që ne themi se opozita duhet të bashkërendohet. Takimi ka pasë të ndodhë vetëm në mes të Mustafës dhe Ahmetit. Ky takim do të mbahet javën tjetër”, tha Kamberi.