“Takimi i ardhshëm me VV-në është përfundimtar”
Deputeti nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se nuk do të takohen më me Lëvizjen Vetëvendosje për diskutime, por që takimi i ardhshëm do të jetë përfundimtar.
Madje Abdixhiku sqaroi edhe atë se pse votuan Glauk Konjufcën nga Vetëvendosje , për të parin e Kuvendit të Kosovës.
Ai theksoi gjithashtu se LDK nuk do të bllokonte dhe nuk do ta bëjë asnjëherë bllokimin e institucioneve të vendit.
“Për neve është e pakuptueshme se si mund të jepet një president, por të parandalohen votat e deputetëve të tjerë. LDK dhe VV do t’i kenë bashkë 57 deputetë, edhe 10 minoratar të pakicës jo serbe e duhen 80 e po ta kishte Listën Serbe do të ishin 77. Është vënie e diçka je me paramendim. Ne refuzojmë ambiguitetit dhe duam që marrëveshja të jetë e pastër dhe aq më pak kundër parimeve që kemi ndërtuar, sidomos në pikën e shtimit të ministrive.
Ne kemi propozuar një ofertë të re tek i cili propozim LDK bën një hap të madh, së pari kërkesa ishte qe qeveria të mbetet e barabartë 5 me 5, VV meqenëse ka dalë e para me qëllim të parimit të balancës kemi kërkuar që Kryeparlamentari dhe Presidenti t’i takojnë LDK-së, oferta e dytë ishte që në ditën kur LDK merr Presidentin, do t’i jepte edhe një ministri të plotë VV-së, për t’u bërë proporcion 6 me 4. Këto të dyja janë refuzuar dhe ne erdhëm me propozim të ri, gjatë grihte kohës së qeverisje LDK dhe VV do të kenë përfaqësim të dinjitetshëm, përderisa se kemi presidentin, LDK të ketë kryeparlamentarin.
Ne do ta kthejmë atë tek VV dhe dot ‘i kenë të dy pozitat udhëheqëse dhe ministritë do t’i kemi të barabarta. Me 26 dhjetor në ora 12 kryesia e LDK-së ka dhënë një ofertë gjeneroze ndaj VV-së, njëra nga pikat ishte që nëse VV na sheh si pengesë në ndërtimin e koalicionit, jemi të gatshëm të heqim dorë nga gjithçka dhe që VV-së t’i mbështesim kandidaturën edhe për kryeparlemtar edhe për qeveri.Në ora 14:00 VV e refuzoi këtë ofertë, në ora 15:00 jemi futur në Parlament pa komunikimi me palën tjetër dhe pa qartësi për hapin e tyre të ardhshëm”, shtoi Abdixhiku në Dukagjin.
Ai theksoi gjithashtu se asnjëherë nuk kanë qenë për t’i bllokuar institucionet, por që veprimi i njëanshëm i VV-së nënkuptoi distancim.
“Ne s’kemi thënë asnjëherë që do t’i bllokojmë ë institucionet por që veprimi i njëanshëm i VV-së nënkupton distancim dhe vazhdim i njëanshëm. Zgjedhja e Kryeparlametnari tu bë për të zhbllokuar institucionet dhe kjo është bërë publike dhe në asnjë rrethanë nuk do të parandalonte një gjë të tillë, apo aq më tepër nuk do të plotësonte një dëshirë para aktivi të kryer.Kemi bërë të qartë se pa vepruar kështu, nuk ka më ecje me LDK-në. Ne besojmë që propozimi jonë që është fer është hap përpara i LDK-së”, shtoi Abdixhiku.