Takim urgjent i krerëve të shtetit në Kuvendin e Kosovës
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli si dhe zv/kryeministri Fatmir Limaj janë duke zhvilluar një takim brenda Kuvendit të Kosovës. Takimi ka nisur në ora 12:00 dhe po zhvillohet në kabinetin e Kryeparlamentarit Veseli.
FaktePlus merr vesh se takimi në fjalë është iniciuar nga i pari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lideri i PDK-së, Kadri Veseli.
Sipas të njëjtave burime, ky takim ka për qëllim diskutimin lidhur me dialogun Kosovë-Serbi./FaktePlus