Tahiri: Nëse Liburn Aliu mendon se mashtrova, le t’i dorëzon pasaportat
Deputeti, Labinot Tahiri ka reaguar ndaj një akuze që deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Liburn Aliu ia bëri përmes një postimi në Facebook. Aliu e quajti mashtrim dorëzimin e pasaportave nga ana e deputetit nga Ferizaj.
“Liburn Aliu, e paska quajtur mashtrim punën e pasaportave të mia! Të them të drejtën nuk e di që vetëm njëherë kam mashtruar një fëmijë, të rinjtë apo të moshuarit, në cilën do rrugë që isha , edhe sot ku jam. Liburn, unë politik me qytetarin nuk di të bëj, por shpresë di të jap! Nëse paskam mashtruar dikën në këtë vend, dil pra edhe ti dhuroi pasaportat , dhe jem në rregull pastaj për mashtrimin!”, thuhet në reagimin e deputetit Tahiri.
Ai ka thënë se “Çudi është me këtë vend, por po vazhdoj të eci me mendjen time ashtu si e do vullneti im për vendin dhe qytetarët e mi”. /FaktePlus
.