Tahiri: Menaxhimi i pandemisë i Vitisë me të Zemajt nuk dallon diçka
Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Tahiri ka thënë se ndonëse ka pasë dy ministria të Shëndetësisë gjatë përballjes me koronavirusin, menaxhimi është bërë njëjtë.
“Zemaj si ministër e ka përcjell kursin që e ka pasë edhe Qeveria Kurti. Ministri Vitia mund të thotë se ka arritur të ketë komunikim me qytetarët mirëpo me temat si në nivel lokal dhe qendror nuk dallon diçka prej menaxhimit të Zemajt”, është shprehur Tahiri.
“Më 16 qershor kemi kthyer tri masa dhe tek kur është planifikuar në planin e menaxhimit të Vitisë të shkohet në fazën e katërt. Më 20 qershor e kemi bërë hapjen e aeroportit. Dallimi është se infektime ka më shumë”.
“Ky [Zemaj] e ka një problem se Vitia ka qenë direkt në komunikim”.
Tahiri ka thënë se nuk mund të drejtojë gisht se kush mund të jetë shkaktari i përhapjes së virusit, sepse siç ka theksuar për këtë nuk ka evidencë.