Tahiri: Kushdo që e analizon në aspektin triumfalist e ka gabim
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se votimi i djeshëm i rezolutës për mosmbajtjen e referendumit serb në Kuvendin e Kosovës nuk është asgjë më shumë se ushtrim i detyrës së deputetit për të mbrojtur Kushtetutën e vendit.
“Kushdo që mendon të analizojë këtë çështje në aspektin triumfalist e ka gabim. E, kushdo që e kthen votimin e djeshëm në lojë për të fituar disa poena politikë e ka prapë shumë gabim”.
“Kushtetutshmëria dhe ligji janë detyrim dhe betim i yni”, ka thënë Tahiri