Tahiri: Kundërshtari kryesor i Albin Kurtit nuk është opozita por qeverisja e tij dhe ministrat e dobët
Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se opozita nuk është kundërshtari kryesor i kryeministrit Kurti ashtu siç thuhet, por është vetë qeverisja e tij dhe ministrat e tij të dobët.
Në deklarimin e tij pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, Tahiri tha se ka kërkuar që Projektligji për pagën minimale të largohet nga rendi i ditës për seancën e ardhshme.
“Unë kërkova nga kryesia në emër të AAK-së që Ligji për Pagën minimale të largohet nga rend i ditës për seancën e ardhshme, sepse e shohim si ligj diskriminues, ligj që e dëmton në esencë një kategori të nderuar të vendit tonë. Po shpresoj e besoj që edhe LVV-ja edhe Qeveria të reflektojë në këtë kërkesë për shkak se mendoj që është gabim shumë i madh”, tha Tahiri.
“Kundërshtari kryesor i Albin Kurtit nuk është opozita por qeverisja e tij dhe ministrat e dobët”, tha ai gjatë deklarimit pas mbledhjes së kryesisë.