Tahiri i reagon ashpër Matoshit: Nuk pyeteni ju për votën time
Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), i cili mban edhe postin e ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi ka thënë se pavarësisht se nuk është kohë e përshtatshme për zgjedhje AKR është gati për zgjedhje.
Duke folur për zhvillimet e fundit në AKR, Matoshi ka thënë se Labinot Tahiri mbetet deputet i kësaj partie, derisa nuk ka njoftuar strukturat për ndonjë largim nga partia.
Ai ka thënë se duhet pasur kujdes që kjo Qeveri është votuar me 61 vota dhe çdo votë e vetme ka një peshë jashtëzakonisht të madhe, ndërsa sipas tij dy vota që ka AKR “determinojnë të ardhmen e kësaj Qeverie”.
Në lidhje me këtë ka reaguar daputeti Labinot Tahiri i cili ka thënë se qeveria e Ramush Haradinajt nuk determinohet me votën e tij. Tahiri i ka reaguar ish partiakut të tij për të cilin ka thënë se nuk iu përgjigjet tekeve të AKR-së
Për më shumë lexojeni publikimin e deputetit Tahiri në facebook:
Për Matoshin e Akr-së dhe ata që kanë punuar kundër meje, përveq B PACOLLIT!
Dje, me vëmendje dëgjova në një intervistë ministrin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor z.Fatmir Matoshi, andaj kam disa fjalë:
– Fatmir Matoshi, ju së pari nuk jeni nënkryetar i partisë AKR; se nuk di kush ju paska votuar si i tillë?!
– Nuk kam pse të dërgoj njoftimin në parti, derisa publikisht e kam thënë se nuk jam më pjesë e strukturave të AKR-së, dhe për këtē është i njoftuar edhe ish sekretari Vesel Makolli! Ju vetem njerezit puntor e të drejte mundoheni mi diskriminua, por jo mua kurrë.
Fatmir, derisa keni zhvilluar me dashakeqësi zgjedhjet e brendshme partiake, poashtu skenarët në degën me të fuqishme të AKR-së që ishte në Ferizaj, kjo pune ka marrë fund.
Shkaqet dhe shumë gjëra të tjera i dini vet ju me shokët tuaj, që mos t’i ceku rend me rend në opinion.
– Ju keni vetëm një votë dhe nuk më ke mua deputet të subjektit tuaj.
Unë veproj vetë, para se të më bëhen gropat pas shpine tinëzisht.
– Nuk e determinoni ju Qeverinë Haradinaj pa votën time, besoj e mbani mend se vota ime ka qenë vendimtare në formimin e qeverisë sonë para dy viteve dhe ate e jap unë kur te dua dhe jo ti apo teket e juaja.
Shiko punët tuaja në ministri, se ka zëra që flitet për keqpërdorime dhe puno në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve, mbrojtjen e ambientit e mjedisit për çka merr pagë, sepse unë kam mandat nga vota e sovranit dhe vetëm atij i përgjigjem për veprat e mija.
Ju tanimë i jepni vetëm një votë kësaj qeverie, e jo dy siç thua në intervista z.Matoshi.
Labinot Tahiri
Ferizaj,Kosovë e Shqipërisë!