Tahiri: Hapet kufiri me Shqipërinë, po i kthehemi normalitetit
Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se kufiri shqiptaro-shqiptar duhet të eliminohet tërësisht sikurse kufijtë e shteteve të Bashkimit Evropianë.
Postimi i plotë:
Po i kthehemi normalitetit
Qeveria sapo vendosi hapjen e kufirit me Republikën e Shqipërisë. Një vendim i cili lehtëson qarkullimin e njerëzve në të dy anët e kufirit. Kufiri shqiptaro-shqiptar duhet të eliminohet tërësisht sikurse kufijtë e shteteve të Bashkimit Europianë.
Qeveria e Republikës së Kosovës për çdo ditë, sa herë që të mblidhet, do ta marrë vendime që normalizojnë jetën e qytetarëve. Sikurse që do të vazhdojë edhe lufta për ta mposhtur plotësisht COVID-19.