Tahiri e sheh përtokë diplomacinë kosovare: Pacolli që tri ditë i mban njerëzit me punën e njohjes
Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri, ka vlerësuar se diplomacia kosovare ka pësuar një rënie shumë të madhe gjatë udhëheqjes nga Donika Gërvalla.
Tahiri ka thënë se ministrja Gërvalla është dashur që më së paku të krijojë ekipe për lobim për shtetet që s’e kanë njohur Kosovën, në mënyrë që të mos vinte puna që Behgjet Pacolli t’i mbajë njerëzit në kërshëri për punën e një njohjeje që pritet t’i vijë Kosovës.
“Kjo diplomaci e sotme e kësaj qeverie, nuk kam pa ma ramje të diplomacisë. Kjo ministrja e jashtme me gafat e njëpasnjëshme diplomatike. Po ku është aktivizimi i ministrisë dhe asaj që të bëj ekipe lobizuese për Spanjë”, ka thënë Tahiri.
“Në MPJ s’ka lëvizur asgjë serioze. Ka mjaftuar të formojë ekipe lobizuese në këto pesë vende, se paku të shohim që ka lëvizur diçka, që të mos vijë puna Pacolli që tre ditë i man njerëzit me një far fjalie po vjen një delegacion. Nuk duhet me e pru gjendjen një qeveri, që një individ me të paralajmëru diçka”, ka shtuar tutje ish-kryenegociatorja.
“S’po kemi institucion të politikës së jashtme. Duhet kjo ministri dhe kjo ministre ta marrin veten”, ka theksuar tutje Tahiri në Pressing.