Tahiri: Drejtuesit e VV-së qëndrime të ndryshme në lidhje me mandatarin dhe zgjedhjet!
Njohësi i çështjeve politike Ramush Tahiri me anë të një shkrimi në Facebook ka nënvizuar qëndrimet e ndryshme të VV-së, sa i përket kërkesës së Presidentit Thaçi nga kjo parti për dërgimin e emrit të mandatarit dhe shkuarjes në zgjedhje.
Tahiri ka publikuar qëndrimin e Kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe atë të nënkryetares së Kuvendit Arbërie Nagavci .
Kurti ka theksuar se duhet të shkohet në zgjedhje ndërsa Nagavci ka thënë se nuk ka qeveri pa VV-në dhe do ti përgjigjen Presidentit në nje kohë të përshtatashme