Tahiri: Bechtel-Enkas iu paguan 50 milionë për shkak të keqmenaxhimit të LDK-së
“Vetëvendosje është parti e thyer ku një grumbull njerëzish punojnë për një njeri të caktuar. Më vjen keq që nuk i kam përfaqësuesit e LDK-së këtu në studio për të folur për keqqeverisjen”, ka thënë Tahiri në Klan Kosova.
“Ka qenë keqqeverisja e LDK-së dhe mënyra si ka menaxhuar Avdullah Hoti çështjen e Bechtel-Enkas. Kjo tregon abuzim. Për 50 milionëshin dikush do të duhet të japë përgjegjësi penale”.
“Kemi parë keqqeverisjen në Prishtinë dhe Prizren të Vetëvendosjes. Familjarin e tyre ë bëjnë aktivist pastaj e fusin në pagë”.
“Qeverisja e LDK-së i ka kushtuar vendit 50 milionë”.