Sytë nga ndihmat, në radhë për bukë e ujë!-Pamje prekëse pas tërmetit të tmerrshëm
Shqipëria u tmerrua pas tërmetit të 26 nëntorit që la rreth 50 të vdekur, qindra të plagosur, e mijëra njerëz pa shtëpi.
Të prekurit nga tërmeti tani kanë mbetur në qiell të hapur dhe po presin ndihmat që me shpejtësi po sigurohen si nga brenda Shqipërisë, Kosova dhe shtetet tjera fqinje.
Xhirimet e FaktePlus e tregojnë qartë situatën pas fatkeqësisë në Durrës.
Në pamjet e mëposhtme shihen radhët me njerëz, fëmijë, gra e burra që ecin të zymtë e të thyer në shpirt, duke zgjatur duart për të marrë bukë dhe ujë./FaktePlus