Syla: VV-ja mund ta kandidojë Liburn Aliun për kryetar të Prishtinës
Gazetari Valon Syla ka folur për zgjedhjet e ardhshme lokale në vend që pritet të mbahen në muajin tetor.
Syla në T7 ka thënë se kandidati më i favorshëm i Lëvizjes Vetëvendosje është Liburn Aliu.
Syla shtoi se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka njerëz adekuat, duke theksuar se zgjedhjet i ka fituar me ish anëtarë të LDK-së, si Vjosa Osmani e Shpejtim Bulliqi.
“Më i favorshëm është Liburin Aliu dhe sot badihava nuk doli me fol për taksë për Shqipëri që me ia jep shancën me u popullarizu pak Liburni për opinionin publik. Vetëvendosja edhe pse i ka marrë shumicën e votave, nuk ka njerëz, kryesisht janë ish-LDK. Me Bulliqin e fitoi Podujevën, me Vjosa Osmanin i fitoi zgjedhjet, Vetëvendosja vetë nuk ka njerëz, ky është problemi kyq që do ta ketë komuna. Qendra është e rëndësishme dhe të ndihmon me i fitu zgjedhjet”, tha Syla.
Tutje ai shtoi se për zgjedhjet lokale është shumë e rëndësishme që partia të ketë njerëzit adekuat, pasi sipas tij, PDK ka qenë shumë e fort por kandidatët nëpër komuna nuk i kanë dhezë, si dhe LDK i ka humbë krejt bastionet.