Syla: S’i kuptoj ata që kontribuan në çlirim, e që sot rrin krah atyre që UÇK-në e quajnë terroriste
Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla, ka shkruar një status në ‘Facebook’, ku kritikon ata që kontribuan në çlirimin e Kosovës, por që sot rrinë krah atyre që etiketojnë luftën e UÇK-së.
Ai ka thënë se nuk mund ta kuptojë se si ata e bëjnë këtë gjë, për derisa u ka bërë thirrje që të reflkektojnë.
“Me çudit fakti se si disa gra e burra, që kontribuan ndër vite për çlirimin e Kosovës, sot vazhdojnë krah për krah atyre që luftën e tyre dhe mijëra Dëshmorëve e Martirëve e quajnë terroriste”, ka shkruar Syla.
Ai ka kërkuar që bashkëveprimtarët të distancohen nga njerëzit që fyejnë luftën.
“Bashkëveprimtarë, thirrni mendjes dhe distancohuni nga njerëzit që po e fyejnë luftën tonë”, ka shkruar ai në fund.