Syla: Kurti po tenton t’i përvetësojë arritjet e Haradinajt
Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla, me anë të një postimi në Facebook, ka reaguar pas intervistës së mbrëmshme të Kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.
Sipas Sylës, Haradinaj i vetëm arriti që temën e ndarjes së Kosovës ta bëjë të vdekur.
Deputeti Syla ka thënë se këto arritje është duke tentuar Kurti që t’i përvetësojë.
Më poshtë mund ta lexoni reagimin e plotë të tij:
Për dy vite, Ramush Haradinaj, i vetëm, arriti që temën e ndarjes së Kosovës ta bëj të vdekur.
Ai për veprimet e tij u ndëshkua, duke pranuar ftesë nga Haga, edhe pse është i vetmi që dy herë është shpallur i pafajshëm nga gjykatat ndërkombëtare.
Ramush Haradinaj kishte mjeshtërinë që edhe të realizojë qëllimet kombëtare, duke sakrifikuar veten, por duke mbajtur të mirëqenë raportin e shkëlqyer me Amerikën e aleatët e tjerë.
Mbrëmë, manipuluesi më i madh që ky popull e ka parë ndonjëherë, i ndihmuar edhe nga një ‘profesor’ në studio, provoj ta përvetësoi atë meritë për vete.
Për keqardhje në çfarë derexhe po bie Kryeministri i 50 ditëve. Kur e kupton, atë po e bën vetëm për pushtet.