Suspendohet ndeshja Danimarkë – Finlandë
Ndeshja e grupit B në Kampionatin Evropian mes Danimarkës dhe Finlandës është suspenduar.
Ky vendim ka ardhur pasi futbollisti i Danimarkës, Christian Eriksen është alivanosur në fushë dhe po raportohet se ka pësuar sulm në zemër.
Menjëherë ka reaguar stafi mjekësor i Danimarkës duke i dhënë ndihmën e parë.
Rezultati deri në atë moment ishte i barabartë 0:0.