Susan Boyle po mendon të krijojë një familje (Video)
Susan Boyle ka shprehur dëshirën e saj për të filluar një familje në moshën 58 vjeçare.
Artistja skoceze ka qenë pak e zënë gjatë 10 viteve të fundit, pasi mori famë të madhe me paraqitjen e saj në Britain’s Got Talent.
Ajo thotë se nuk është kurrë vonë për t’i arritur ëndrrat dhe ndoshta tani është koha për një tjetër…
Duke folur në një intervistë së fundmi, Boyle zbuloi planet e saj.
“Unë jam 58 vjeç dhe tani dua të kem familje. Kam një shtëpi të bukur, pse të mos e ndajë atë?”.
“Unë i dua fëmijët, nuk kam pasur kurrë. Është për keqardhje. Jam e lumtur, e dashur çdo minutë dhe dua ta jetoj pjesën tjetër kështu”.
Boyle pranoi se jeta e saj e dashurisë është praktikisht jo-ekzistente në këtë moment, duke shtuar se ajo është pak e lodhur për të kërkuar ndonjë romancë.