Surroi këshillon Vuçiqin si të veprojë me Thaçin në Dialog
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë për arritjen e marrëveshjes përfundimtare, nuk mund të realizohet përmes dy proceseve; një me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi në Uashington dhe një tjetër me kryeministrin Albin Kurti në Bruksel.
Me këtë deklaratë të Presidentit serb është pajtuar publicisti kosovar Veton Surroi, ndërsa i ka propozuar edhe një zgjidhje për këtë.
Surroi ka shkruar në twitter se Presidenti Thaçi nuk duhet të përfshihet në proces dhe se ‘çështja është zgjidhur’.
“E Drejtë! Nuk duhet të ketë një proces në të cilin Thaçi është i përfshirë. Problemi u zgjidh”, ka shkruar Surroi në twitter pasi ka cituar deklaratën e Vuçiqit dhënë Foreign Policy.
“Pres. Vuçiq në FP: “Ne nuk mund të kemi dy procese bisedimesh, një me Thaçin në Uashington dhe një tjetër me Kurtin në Bruksel, apo jo?” Drejtë! Nuk duhet të ketë një proces në të cilin Thaçi është i përfshirë. Problemi u zgjidh, ka shkruar Surroi.