Supergoli i Muriqit zgjidhet më i miri i javës
Fenerbahce e ka filloi sezonin e ri në Superligën turke fundjavën e kaluar dhe sulmuesi kosovar ka shënuar një supergol kundër Gezisehir Gazientep.
Vedat Muriqi e ka nisur si më së miri aventurën e tij në Turqi duke shënuar supergol për Fenerbahce, raporton Express.
Muriqi mori një top të mirë nga Emre Belozoglu në minutën e 17-të të asaj ndeshje për t’u liruar nga një lojtarë dhe pastaj me një supergoditje shënon një supergol.
Sulmuesi kosovar debutoi kështu me gol në ndeshjen e parë të Super Ligës së Turqisë me Fenerbahcen.