Super mashtrim e vjedhje me “Aksione” në marketet e mëdha
Konsumatorët po vazhdojnë të mashtrohen nga tregtarët e dyqaneve, respektivisht marketeve të mëdha me ofertat për zbritje. “Super aksion” me ulje të çmimeve në shumë artikuj ka ofruar këto ditë njëri prej marketeve. E një llogaritje e thjeshtë tregon se marketi në fjalë është duke mashtruar e vjedhur konsumatorët.
Ky rast dhe shumë të tjerë tregojnë se mashtrimet e vjedhjet nëpër dyqanet tona po bëhen të shpeshta. Thuajse çdo ditë adresohen ankesa nga konsumatorët si për çmime apo edhe për cilësinë jo të mirë të produkteve, shkruan FaktePlus.
Lexues të FaktePlus kanë raportuar në redaksi për fletushkat e një marketi, i cili ka “Super Aksion” me ulje të çmimeve në shumë artikuj.
Mirëpo, një llogaritje e thjeshtë tregon se marketi në fjalë është duke mashtruar e vjedhur konsumatorët.
Marketi në fjalë për Perwol që ka pasur çmimin 5.49 euro e ka vënë në shitje me 25% zbritje, por çmimin i ka caktuar 4.39 euro, duke mashtruar kështu me përqindjen.
Kjo pasi artikulli në fjalë nëse do të kishte ulje 25 %, atëherë do të duhej të shitej për 4.11 euro.
Njëjtë është bërë mashtrim edhe në artikujt tjerë.
Këtu keni me radhë “Super Aksionin” e këtij marketi për ulje të çmimeve. Llogaritni vetë dhe shihni si bëhet mashtrimi dhe vjedhja.
Si të mësohet mashtrimi:
Shkruani çmimin e parë të artikullit, zbritni përqindjen për ulje dhe ju del çmimi që do të duhej të ishte. (Psh, kështu: 5.49 – 25% = 4.11 dhe jo siç e ka shkruar marketi 4.39)./FaktePlus