Sulmuesi në Strasburg bërtiti “Allahu Akbar” para se të shtinte me armë
Sulmuesi në Strasburg kishte bërtitur “Allahu Akbar” ( Zoti është i madhërishëm në gjuhën arabe), përderisa kishte shtënë në drejtim të një turme njerëzish në Tregun e Krishtlindjeve, ka bërë të ditur prokurori anti-terror në Francë.
Rémy Heitz deklaroi se dy persona kanë vdekur dhe se një tjetër ka vdekje klinike, pas sulmit të së martës në qytetin në lindje të Francës.
12 të tjerë janë lënduar, gjashte prej tyre janë në gjendje kritike.
I dyshuari kryesor, i emëruar nga mediat lokale si Chérif Chekatt, është i njohur për autoritetet si i radikalizuar në burg.
29 vjeçari ishte i armatosur me armë dhe thikë dhe është larguar nga zona ku kreu sulmin përmes një taksi.
Katër persona të tjera të dyshuar për lidhjet me sulmuesit janë ndaluar gjatë natës në Strasburg.