Sulmuan zyrtarët e pylltarisë, në Ferizaj arrestohen katër persona
Në mesditën e të hënës katër persona janë arrestuar, pasi të njëjtit kanë sulmuar, fyer dhe kanosur dy viktima.
Viktimat kanë qenë zyrtarë të pylltarisë.
Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që të njëjtit kanë sulmuar, kanë fyer dhe kanë kanosur dy viktimat meshkuj K-Shqiptarë zyrtarë të pylltarisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.