Sulmohet zv.ministri i MPB-së, Xhelal Sveçla
Zëvendës ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla është sulmuar në një kafiteri “Te Qafa” në Prishtinë.
Sfeçla u sulmua pasi ndërhyri në një rast sulmi të ndodhur brenda kafenes.
Gazetari i “Indeksonline” ishte i pranishëm në këtë ngjarje ku pa gjithçka cka ndodhi aty.
“Sfeçla ndërhyri pasi pa një person teksa rrah një shitës ambulant në kafiteri. Përballë kësaj ngjarje nuk ka mundur të qëndroj indiferent z.Sfeçla, andaj reagimi i tij ishte i domosdoshëm”
Zv/minstri ka telefonuar menjëherë Policinë e Kosovës të cilët aktualisht gjenden te kafet e vogla.
Vlen të theksohet se së numri dy i MPB-së ishte i shoqëruar me Alban Krasniqin, bashkëshorin e ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu.