Sulmohet tekniku medicinal në Vushtrri
Është sulmuar një teknik në spitalin e Vushtrrisë.
Një person me probleme psikike është arrestuar në Vushtrri, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht teknikun medicinal, i cili me autoambulancë kishte shkuar tek shtëpia e të dyshuarit për t’i dhënë tretman mjekësor.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor.
I dyshuari pas tretmanit mjekësor në QKUK – repartin e psikiatrisë, është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.