Sulmohet seksualisht një e mitur në Graqanicë
Një e mitur nga Graqanica ka njoftuar policinë se është sulmuar seksualisht nga një person
Rasti ka ndodhur mengjesin e së shtunës në Graqanicë, ku viktima ka deklaruar se i dyshuari e ka sulmuar seksualisht
Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se me vendim të prokurorit, pas intervistimit rasti do të hetohet në procedurë të rregullt.
“Viktima femër K (e mitur), ka informuar se i dyshuari mashkull K, e kishte sulmuar seksualisht. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit rasti do të hetohet në procedurë të rregullt”, thekdohet në raport.