Sulmohet policja në Prishtinë
Gjatë një shqiptimi të një tikete në rrugën “Imzot Nikë Prela”, në Prishtinë, i dyshuari ka sulmuar zyrtaren policore.
Sipas njoftimit të policisë thuhet se sulmi ndaj policisë ka ndodhur, derisa patrulla policore ishte në kryerje të detyrës zyrtare, gjatë një shqiptimi të një tikete për kundërvajtje.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe pas konsultimit me prokurorin i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.
“Rr. Imzot Nikë Prela, Prishtinë 06.03.2020 – 18:30. Patrulla policore deri sa ishte në kryerje të detyrës zyrtare, gjatë shqiptimit të një tikete kundërvajtje, nga i dyshuari mashkull kosovar është kanosur zyrtarja policore femër kosovare. I dyshuari është arrestuar dhe pas konsultimit me prokurorin i njëjti është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë./FaktePlus