Sulmohet fizikisht pas një mosmarrëveshje me një person tjetër
Një person ka pësuar lëndime trupore për çka i është dashur tretman mjekësor, pasi është sulmuar fizikisht nga një person tjetër pas një mosmarrëveshje që kishin pasur. Rasti ka ndodhur në Pejë.
“Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti pas pranimit te tretmanit mjekësor është liruar”, thuhet në raportin e Policisë, raporton FaktePlus.
Gjithashtu, edhe në qytetin e Klinës një person ka kanosur një person tjetër, duke i uzurpuar pronën e tij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti viktimës mashkull K/Shqiptar, duke e kanosur i ka uzurpuar pronën e tij. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, theksohet në raport. /FaktePlus