Sulmohet Ambasada e Kosovës
Është sulmuar Ambasada e Republikës së Kosovës në Stokholm të Suedisë me mjete të forta, nga persona të panjohur, tashmë për të dytën herë që prej hapjes së saj në vitin 2009.
Nga këto mjete, është thyer xhami i një dritareje të ndërtesës ku është e vendosur Ambasada.
Ministria e Punëve të Jashtme ka dënuar këtë sulm duke e quajtur të papranueshëm dhe bëri thirrje që të zbardhet sa më shpejt kjo çështje dhe të kapen personat që e kanë kryer këtë vepër.
“Ministria e Punëve të Jashtme vlerëson se sulme të tilla me mjete të forta, që kanë mundur të shkaktojë lëndime të rënda ndaj personelit diplomatik, përderisa ata kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare janë të papranueshme dhe kërkon nga autoritetet e shtetit pritës, që të zbardhen sa më shpejt kryerësit e kësaj vepre në mënyrë që ata të sillen para drejtësisë”, ka shkruar MPJ në reagimin për rastin.
Ministria ka falënderuar autoritetet suedeze për reagimin e shpejtë dhe bahskëpunimin e ngushtë në lidhje me këtë rast./FaktePlus/