Sulmet në Shri Lankë, vdesin tre fëmijët e pronarit miliarder të Asosit
Tre fëmijët e miliarderit danez Anders Holch Povleson kanë vdekur në sulmet e Shri Lankës që ndodhën gjatë ditës së djeshme.
Ata kishin shkuar për vizitë në Shri Lankë për festën e Pashkëve.
Burimi që e ka konfirmuar vdekjen e tyre nuk e ka bërë të ditur moshën dhe emrat e tyre, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
46 vjeçari Povlsen është aksionari më i madh i gjigantit të shitjes së rrobave Asos.
290 persona kanë vdekur dhe mbi 500 persona janë lënduar pas tetë sulmeve me bombë që ndodhën në kisha dhe hotele dje në Shri Lankë.
Shri Lanka është në shok pas shpërthimeve të së dielës së Pashkëve duke qenë këto sulmet më vdekjeprurëse që nga përfundimi i luftës civile atje më 2009.