Sulme raciste nga malazezët, Sterling iu përgjigjet me një veprim epik (Video)
Raheem Sterling u bë protagonist me golin e fundit në fitore 5-1 të Anglisë në transfertën në Mal të Zi. Gjithsesi për sulmuesin anglez nuk ka shkuar çdo gjë mirë sepse gjatë gjithë kohës ka qenë në qendër të sulmeve dhe thirrjeve raciste në drejtim të tij.
Për këtë ai u përgjigj duke festuar si majmun pas golit të shënuar. Në fund të ndeshjes Sterling tha se UEFA duhet të marrë masat dhe të përjashtojë tifozeritë e tilla.
“Anëtarët e organizatës ose përgjegjësit e klubit duhet të mendojnë që të ndëshkojnë të paktën me një ndeshje pa tifozë për të tilla veprime”, tha Sterling duke shtuar se edhe metoda e ndjekur në Angli duke dënuar nga një ose dy tifozë problematik nuk është duke dhënë efektin e duhur. /FaktePlus