Sulm me thikë në Francë, dy të vrarë dhe 4 të plagosur
Një sulm terrorist ka ndodhur ditën e sotme në Francë. Dy persona janë vrarë dhe së paku katër të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi me thikë.
Kryetari i qytezës Romans-sur-Isere tha se njerëzit ishin duke pritur në radhë para një dyqani kur u sulmuan nga një person.
Raportohet se njëri nga të plagosurit ndodhet në gjendje kritike.
Policia franceze njoftoi se në lidhje me këtë rast është arrestuar një person i dyshuar. Nuk dihet ende motivi i sulmit.