Sulm me bombë në Afganistan – 40 ushtarë të vrarë
Një makinë që kishte bombë brenda saj ka eksploduar në provincën qendrore të Afganistanit, kështu duke lënë të vdekur të paktën 40 ushtarë afganë.
Sipas Departamentit të Shëndetit Publik në Afganistan, sulmuesi ka vendosur që ta aktivizojë bombën përpara një baze të sigurisë në distriktin Deh Yak, shkruan CNN.
Deri më tani asnjë grup terrorist nuk a ka marrë përgjegjësinë për sulmin e kryer.
Përveç dëmit mbi viktimat, shpërthimi ka dëmtuar edhe ndërtesat civile përreth dhe sipas zyrtarëve atje, pritet të ketë më shumë viktima.