Sukses historik, lista me emrat e 32 deputetëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut
Në bazë të votave nga 99 për qind të rezultateve të përpunuara nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, partitë politike shqiptare do të kenë 32 deputetë.
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) nën udhëheqjen e Ali Ahmetit do të ketë 15 deputet, pesë më shumë se sa në përbërjen e kaluar. Numrat e kësaj partie pritet të jenë vendimtar pë Qeverinë e re. Në njësinë e gjashtë BDI ka triumfuar me 7 deputet, në njësinë e pestë me 3 deputet, në të dytë me 3 dhe në të parën me 2 deputet.
Koalicioni mes dy partive, Aleanca për shqiptarët e Ziadin Selës, do të ketë 12 mandate deputetësh, një rritje e madhe e numrave në Parlament në krahasim me përbërjen e kaluar parlamentare. Në njësinë e gjashtë keto dy parti kanë ftuar 6 deputetë, në të pestën 1 deputet, në të dytën 3 dhe në njësinë e parë 2 deputet.
Lëvizja BESA e Bilall Kasamit e cila ishte në koalicion me LSDM-në e Zoran Zevit, arriti të marrë katër deputet.
Partia Demokratike e Menduh Thaçit mori vetëm një deputet në njësinë e gjashtë zgjedhore.
NJËSIA ZGJEDHORE 1
BDI:
Izet Mexhiti
Arben Ziberi
BESA: Zeqirija Ibrahimi
AAA: Skender Rexhepi
ASH: Abdulla Saliu
NJËSIA ZGJEDHORE 2
BDI:
Arbër Ademi
Berat Ajdari
Merita Koxhaxhiku
BESA: Afrim Gashi
ASH: Elmi Aziri
AAA: Safije Sadiki
NJËSIA ZGJEDHORE 5
BDI:
Agim Shaqiri
Ismail Jahoski
Arbana Pasholli
ASH:
Syrija Rashidi
Remzi Memedi
NJËSIA ZGJEDHORE 6
BDI:
Ali Ahmeti
Talat Xhaferi
Shpresa Hadri
Branko Manajlovski
Xhevat Ademi
Mirsade Emini-Asani
BAjram Kadrija
PDSH:
Menduh Thaçi
BESA:
Bilall Kasami
Fadil Zendeli (RDK)
ASH:
Ziadin Sela
Adnan Neziri
Ilire Dauti
Hysni Ismaili
Halil Snopçe
Artina Qazimi